Ballina Lajmet Sulm vetëvrasës në Damask, dhjetëra të vdekur

Sulm vetëvrasës në Damask, dhjetëra të vdekur

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur përpara rezidencës së drejtësisë në rajonin Hamidije të Damaskut, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë së afërt me regjimin e Asadit, SANA, thuhet se sulmi ka ndodhur në rajonin Hamidije, në qendër të Damaskut. Në sulmin vetëvrasës të ndodhur përpara rezidencës, të paktën 25 persona kanë humbur jetën.

Në këtë sulm thuhet se një numër i madh njerëzish kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë sulmi ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë.

Exit mobile version