Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Libisë, në kryeqytetin Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e ministrisë, mësohet se një grup i armatosur për të cilët dyshohet se janë militantë të organizatës terroriste DEASH, kanë hyrë në ndërtesën e ministrisë dhe kanë hapur zjarr. Më pas personat e armatosur kanë shpërthyer shpërthyesit që kanë patur mbi trup.
Si pasojë e sulmit konfirmohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Bëhet e ditur se ministri libian, Mohamed Taher Siala, nuk ndodhej në ndërtesën e ministrisë gjatë kohës kur u krye sulmi. Ai ndodhej për një vizitë në qytetin Zavije në perëndim të vendit bashkë me kryetarin e Këshillit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Fajiz es-Serrac.