Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me bomba të ndërmarrë në 3 kisha në qytetin Surabaya të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tre sulme me bombë janë ndërmarrë ndaj 3 kishave rreth 07.30 me orën lokale në qytetin Surabaya i cili është qyteti i dytë më i madh në rajonin e Javas Lindore.
Zëdhënësi i policisë, Frans Barung, ka njoftuar se si pasojë e sulmeve me objektiv 3 kishat kanë humbur jetën 9 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.
Po ashtu Barung, ka theksuar se në sulmin ndaj kishës Santa Maria Roman kanë humbur jetën 4 persona bashkë me kamikazin me bombë, ndërsa në sulmet e ndërmarra ndaj kishave Diponegoro dhe Pantekosta kanë humbur jetën 5 persona. Barung ka shtuar më tej se vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa ende nuk janë marrë përsipër nga askush sulmet të cilët dyshohen se janë terroriste.
