Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulme të dhunshme nga kolonët izraelitë po detyrojnë palestinezët të largohen nga...

Sulme të dhunshme nga kolonët izraelitë po detyrojnë palestinezët të largohen nga shtëpitë e tyre

Që nga fillimi i luftës në Gaza, sulmet nga kolonët izraelitë janë shtuar dhe janë bërë gjithnjë e më të dhunshme. Banorë palestinezë raportojnë se “bandat e hakmarrjes” po djegin makina dhe po sulmojnë fshatra në Bregun Perëndimor.

“Nuk di ku të shikosh më parë. Po na gjuanin me gurë, koktej Molotov dhe mjete shpërthyese. Kur godasin makinën, ajo merr flakë menjëherë,” tha Fadi Samara nga fshati Bruqin për Al Jazeera, duke përshkruar një sulm që ndodhi dje.

Sulmet nuk janë të izoluara. Banorët raportojnë se kolonët kanë djegur shumë makina dhe kanë përhapur frikë nëpër zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Më herët të premten, në jug të rajonit, kolonë të tjerë ngritën një vendbanim të ri me qëllim për të trembur palestinezët përreth.

“Na sulmuan. Duam të largohemi për të shpëtuar veten, bagëtitë dhe fëmijët tanë,” tha Yousef Malihat, një banor beduin.

Sulmet po shkaktojnë një valë të re zhvendosjeje të detyruar mes komuniteteve palestineze që jetojnë në territoret e pushtuara.

Exit mobile version