Forcat Ajrore të Birmanisë kryen sulme ajrore që vranë të paktën pesë civilë dhe plagosën 13 të tjerë në Mianmarin qendror, transmeton Anadolu.
Forcat ajrore të juntës shënjestruan fshatin Chatkan në Pauk Township, Rajoni Magway, të martën, sipas portali lokal DVB.
“Një nga bombat ra në një dyqan, duke vrarë menjëherë pesë persona”, tha një punonjës i ndihmës humanitare në Chatkan, duke shtuar se tre nga 13 civilët e plagosur ishin në “gjendje kritike”.
Dhjetë persona të tjerë u plagosën gjithashtu në bombardim.
Zona kontrollohet pjesërisht nga Forca e Mbrojtjes Popullore (PDF).
E formuar në vitin 2021, PDF është krahu i armatosur i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Mianmarit, e themeluar për të luftuar juntën ushtarake pas grushtit të shtetit të 1 shkurtit 2021.
Më parë, PDF pretendoi se vrau të paktën 18 ushtarë të juntës në fshatin Thichauk të Pauk më 4 shkurt, pasi më shumë se 5.000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ajrore dhe përleshjeve në zonë.
Muajin e kaluar, OKB-ja tha se të paktën 170 civilë u vranë në më shumë se 400 sulme ajrore gjatë periudhës zgjedhore të Mianmarit.
Përplasjet etnike janë intensifikuar ndërsa vendi mbetet i përfshirë në konflikt civil gati katër vjet pas grushtit të shtetit ushtarak të shkurtit 2021.
Ushtria në vitin 2021 rrëzoi qeverinë e zgjedhur të udhëhequr nga Lidhja Kombëtare e Demokracisë e Aung San Suu Kyi dhe e zhyti vendin në më shumë se katër vjet gjendje emergjence.
Më shumë se 6.000 njerëz janë vrarë që atëherë dhe gati tre milionë janë zhvendosur për shkak të luftimeve midis juntës dhe grupeve opozitare, sipas monitoruesve të të drejtave të njeriut.
