Sipas The Washington Post dhe mediave të tjera, një vlerësim sekret i inteligjencës amerikane ka arritur në përfundimin se sulmet ndaj Iranit e kanë vonuar programin bërthamor iranian vetëm për disa muaj.
Raporti citon burime anonime, të cilat pohojnë se bombardimet “nuk arritën të shkatërrojnë përbërësit kryesorë” të programit bërthamor, ndërsa rezervat e uraniumit të Iranit mbeten të paprekura.
Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi ekzistencën e këtij vlerësimi, por e cilësoi atë si “plotësisht të gabuar”. /mesazhi
