Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmet gjatë natës në Gaza: Banorët flasin për terror

Sulmet gjatë natës në Gaza: Banorët flasin për terror

Sulmet izraelite në qytetin e Gazës vazhduan gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite dha paralajmërime duke u lënë vetëm disa minuta kohë për t’u larguar nga ndërtesat e shënjestruara.

Shumë njerëz dolën në rrugë vetëm me rrobat që kishin veshur, duke kërkuar strehim, por pa pasur një vend të sigurt ku të shkonin.

Gazetarët nga terreni e përshkruajnë situatën si “asgjë më pak se terror”, ndërsa mbi qytet dëgjohen dronë dhe quadcopterë që fluturojnë në drejtim të veriut, duke sinjalizuar për operacione të tjera shkatërrimi të banesave. /mesazhi

Exit mobile version