Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi me bombë në Kabul lë 24 të vdekur

Sulmi me bombë në Kabul lë 24 të vdekur

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një bombë në Kabul, duke vrarë 24 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danesh për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se shpërthimi ndodhi në një lagje shiite, kur një makinë e mbushur me eksploziv goditi një autobus që transportonte punonjës të qeverisë.

Të paktën 1.660 civilë janë vrarë në Afganistan në gjysmën e parë të vitit.

Sulmi i fundit i vetëvrasjes vjen dy javë pasi grupi i terrorist ISIS kreu një sulm në një xhami në kryeqytetit, ku vrau të paktën katër persona.

Momentalisht administrata e SHBA-së po shqyrton mundësitë e saj strategjike për Afganistanin, duke përfshirë dërgimin e më shumë trupave për të forcuar misionin e trajnimit që tashmë po ndihmon forcat afgane. /MESAZHI/

Exit mobile version