Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi izraelit në Gaza është “një luftë kundër fëmijëve” thotë shefi i...

Sulmi izraelit në Gaza është “një luftë kundër fëmijëve” thotë shefi i UNRWA-s

Philippe Lazzarini

Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka deklaruar se ofensiva izraelite në Gaza është “një luftë kundër fëmijëve”.

Përveç bombardimeve të ashpra nga Izraeli, Lazzarini theksoi se “uria po kërcënon të ardhmen e fëmijëve” në enklavën palestineze.

“Ajo që nevojitet urgjentisht është vullnet politik për të lejuar OKB-në dhe partnerët të ofrojnë ndihmë në shkallë të gjerë, pa pengesa apo ndërprerje,” shkroi ai në një postim në rrjetin X.

“Na lejoni të bëjmë punën tonë,” apeloi ai. /mesazhi

Exit mobile version