Dy fëmijë palestinezë u vranë si pasojë e një sulmi me dron izraelit në veri të Rripit të Gazës, ndërsa po mblidhnin dru zjarri, bënë të ditur burime lokale.
Sipas këtyre burimeve, sulmi ndodhi pranë Spitalit Kamal Adwan, ku civilët ishin mbledhur për të siguruar dru për ngrohje dhe gatim, në kushtet e mungesës së energjisë dhe karburanteve.
Ngjarja vjen në mes të një situate të rëndë humanitare në Gaza, ku civilët, veçanërisht fëmijët, vazhdojnë të përballen me rreziqe të përditshme si pasojë e sulmeve dhe kushteve të vështira të jetesës. /mesazhi
