Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi me dron në Qipro, shtohen thirrjet për mbrojtje të përbashkët të...

Sulmi me dron në Qipro, shtohen thirrjet për mbrojtje të përbashkët të BE-së

Operacionet në bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro kanë rifilluar pasi një dron i tipit Shahed, i prodhimit iranian, goditi një hangar të dielën. Të hënën, dy dronë të tjerë u rrëzuan në det, sipas autoriteteve.

Rreth 1,000 persona u evakuuan nga një fshat pranë zonës, ndërsa u evidentuan mangësi në strehimore, sisteme paralajmërimi dhe plane evakuimi. Qipro, anëtare e Bashkimi Evropian por jo e NATO-s, deklaroi se nuk do t’i bashkohet luftimeve, por ka kërkuar përforcime në mbrojtjen ajrore.

Katër avionë luftarakë F-16 nga Greqia kanë mbërritur në ishull, ndërsa pritet dislokimi i fregatave. Franca ka njoftuar se do të dërgojë sisteme kundër dronëve dhe raketave, ndërsa Britania një anije luftarake.

Zhvillimet e fundit kanë rritur thirrjet për një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje brenda BE-së, mes shqetësimeve për sigurinë rajonale. /mesazhi

Exit mobile version