Siç merr vesh Telegrafi, arsyeja e prezencës së tyre në këtë vend ka qenë sepse është sulmuar gazetari Parim Olluri.Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ai është sulmuar nga tre persona dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa është në gjendje stabile.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është alivanosur edhe bashkëshortja e Ollurit.  Parim Olluri është kryeredaktor i portalit informativ “Insajderi”, i cili kishte demaskuar protagonistët e aferës “Pronto”.