Ballina Sport Futboll Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme.

Ata mposhtën rivalin e tyre të përbetuar, Newcastle United pas një përmbysje nga 1-0 në 1-2, në “St.James Park”.

Në ndeshje luajti dhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka i cili pati një paraqitje solide nga minuta e parë deri në fund.

Golat u realizuan nga Gordon për Newcastle, ndërsa për Sunderlandin shënoi Chemsdine Talbi dhe Brian Brobbey.

Me këtë fitore, Sunderland ngjitet në vend të 11-të me 43 pikë, 1 pikë më shumë se rivali i sotëm, Newcastle në vend të 12-të.

Exit mobile version