Pjesa më e madhe e vajit të lulediellit në Britani importohet nga Ukraina dhe ndërprerja e eksporteve ka çuar në mungesën e këtij produkti dhe rritjen e kërkesës për të gjetur alternativa për ta zëvendësuar.
Linjat e marketeve “Waitrose” dhe “Morrisons” lejojnë vetëm dy shishe për çdo blerës, ndërkohë që Tesco e ka vendosur limitin në 3 shishe.
Konsorciumi Britanik i Shitje me Pakicë deklaron se masa është e përkohshme dhe është marrë për të mundësuar që askush të mos ketë mungesë të produktit. /tiranapost
