Ballina Lajmet Kosovë Szunyog takon kryetarin e Zveçanit, i shpreh mirënjohje për kontributin në de-përshkallzim...

Szunyog takon kryetarin e Zveçanit, i shpreh mirënjohje për kontributin në de-përshkallzim të situatës

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci.

Në postimin që ka bërë Szunyog, thekson se takimi është zhvilluar në zyrën e improvizuar të kryetarit Peci në fshatin Lipa.

Ai tha se në këtë takim është diskutuar për sfidat që po has kryetari i Zveçanit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe e ka falënderuar atë për kontributin në dë-përshkallëzimin e situatës në veri.

“Është takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipa. Diskutuan sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Exit mobile version