Ballina Arritje Teknologji Tabet e File Explorer në Windows 11 pranë debutimit

Tabet e File Explorer në Windows 11 pranë debutimit

Në Windows 11 testimet filluan në Janar dhe kaluan në kanalin beta muajin e kaluar.

Microsoft filloi testimin e tabeve të File Explorer për Windows 11. Funksionaliteti tashmë është në kanalin beta të Windows Insider dhe është shumë pranë debutimit.

Është një rifreskim i dizajnit që e bën më të thjeshtë aksesimin e direktorive dhe gjetjen e skedarëve. Dizajni përmban tabe për të naviguar direktori të shumta brenda një dritare të vetme si dhe radhitjen e tyre sipas dëshirës.

Fillimisht Microsoft testoi tabet e File Explorer në Windows 10 katër vite më parë duke i quajtur Sets. Në fund Microsoft anuloi projektin dhe asnjëherë nuk e ofroi në Windows 10.

Në Windows 11 testimet filluan në Janar dhe kaluan në kanalin beta muajin e kaluar. /PCWorld Albanian

Exit mobile version