Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tajlandë, 15 jetë të humbura në goditjen ndaj “shtëpisë së muslimanëve”

Tajlandë, 15 jetë të humbura në goditjen ndaj “shtëpisë së muslimanëve”

Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në një pikë kontrolli të sigurisë në Tajlandë. Incidenti ishte sulmi më i keq në vite, në një rajon ku fushatat separatiste kanë marrë mijëra jetë.

Një zëdhënës i ushtrisë, konfirmoi numrin e të vdekurve duke thënë se përgjegjës për sulme janë bandat që e kanë bërë të zakonshme të ndërmarrin sulme të tilla.

Rajoni Yala, ku edhe ka ndodhur sulmi, është shtëpi e minoritetit musliman në Tajlandë, e cila dikur i përkiste sulltanatit të pavarur të Malajzisë, para se Tajlanda ta aneksonte në vitin 1909.

Exit mobile version