Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Takimi për Sirinë në Bruksel, mbizotërojnë thirrjet për largimin e Asadit

Takimi për Sirinë në Bruksel, mbizotërojnë thirrjet për largimin e Asadit

Britania dhe Franca kanë përsëritur thirrjet që kreu i regjimit sirian Bashar Al Asad të largohet nga pushteti, pas një sulmi kimik që vrau rreth 80 persona në qytetin Idlib.

Thirrjet për largimin e Asadit kanë mbizotëruar në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga BE, e cila kishte për qëllim për të rimbështetur bisedimet e ngecura mes Assadit dhe rivalëve të tij.

“Nuk ka asnjë dyshim se ata që janë përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar, apo të drejtat e njeriut, kushqo që janë dhe kudo që janë, do të marrin dënimin e merituar,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Frederika Mogherini.

“Në vecanti ne dënojmë përdorimin e armëve kimike sic është raportuar në sulmin e djeshëm, dhe kërkojmë që ato (sulmet) të ndalen, dhe kërkojmë llogaridhënie përmes mekanizmave të duhur. Objektivi kryesor i punës sonë të përbashkët mbetet një paqe e qëndrushme dhe gjithpërfshirëse për Sirinë dhe sirianët.

Duke iu referuar Assadit si “tiran” ministri i jashtëm britanik Boris Johnson tha se ai nuk kishte dyshim se qeveria e Damaskut qëndron pas sulmeve të raportuara.

“Të gjitha evidencat në të cilat kam pasur qasje, unë e kam parë regjimin sirian si përgjegjës për këtë krim,” tha Johnson.

“Nëse duam rindërtim të Sirisë, duhet të krijohet një tranzicion që nuk përfshinë regjimin e Asadit.”

E ardhmja e Asad, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani, ka qenë gjithmonë problemi kryesor i bisedimeve që kanë për synim dhënien fund të konfliktit. /MESAZHI/

 

Exit mobile version