Ballina Sport Futboll Talenti 18 vjeçar nga Kosova, kalon tek skuadra që garon në Europa...

Talenti 18 vjeçar nga Kosova, kalon tek skuadra që garon në Europa League

Sulmuesi kosovar Shpëtim Musliu ka nënshkruar për Ytterhogdal IK për sezonin e vitit 2018.

Sulmuesi 18 vjeçar ka bërë lëvizjen në afatin e janarit dhe ka ndryshuar edhe shkollën e tij.Lojtari kishte rënë në sytë e trajnerit Andy Hardy sezonin e kaluar kur ai e vizitoi ish-klubin e Musliut.

“Ajo që më bëri përshtyje ishin këmbët e tij të shpejta”, tha Hardy.Ish sulmuesi i Rönnskär Railcare, kaloi testet me klubin e tij të ri të mërkuren e kaluar.

Ai i impresionoi të gjithë me suksesin që kishte në testet fizike dhe mjekësore.

Bordi ka siguruar që Shpëtimi t’i vazhdojë edhe studimet në qytetin e klubit të tij të ri, pasi ai është edhe një student i dalluar përveç që shquhet si sulmues jashtëzakonisht i mirë.

Ekipi i ri i Musliut tani garon edhe në Europa League dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për talentin nga Kosova që të tregojë aftësitë e tij në futboll.

“Tani jam këtu dhe shpresoj të bëjë mirë. Nuk ka asnjë diskutim që jam në një klub të madh dhe jam njëqind përqind i fokusuar. Dua të shënoj sa më shumë gola”, u shpreh Musliu para gazetarëve.

Exit mobile version