Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tani Spanja po përballet me zjarre masive

Tani Spanja po përballet me zjarre masive

Pas Francës dhe Portugalisë, Spanjë po përballet sot me vatra masive zjarri që po shkatërrojnë pjesën juglindore të vendit duke djegur mijëra hektarë pyje në dy ditë, ende jashtë kontrollit pavarësisht mobilizimit të 22 helikopterëve dhe avionëve me ujë.

Rreth 300 persona u evakuuan nga fshatrat dhe kampingjet për shkak të zjarrit të rënë në komunën Yeste, tha për median Ana Cuevas, një zëdhënëse e qeverisë rajonale në Castille-La Manche.

“Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të frenuar përhapjen e flakëve megjithëse situata vijon të jetë jashtë kontrollit”, shtoi ajo.

Zjarri ka nisur të enjten në mëngjes. Kjo situatë regjistrohet ndërsa një seri vatrash zjarri ka përfshirë pyjet e favorizuar nga nxehtësia dhe thatësira që po përfshin jugun e Evropës.

Exit mobile version