Ballina Kulturë Libra Tanzaniani Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi

Tanzaniani Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi

Abdulrazak Gurnah

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 iu dha shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve”, njoftoi Akademia Suedeze.

Gurnah, i lindur në Zanzibar në 1948, jeton në Britaninë e Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit.

Puna e tij përfshin 10 romane, përfshirë “Parajsa”, e cila u përzgjodh si për çmimin ”Booker” ashtu edhe për çmimin ”Whitbread” në 1994.

Akademia e citoi “përkushtimin e tij ndaj së vërtetës”.

”Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”, tha juria. /atsh

Exit mobile version