Ballina Lajmet Kosovë Të akuzuarit për aferën “Pronto” mungojnë, seanca shtyhet për 15 nëntor

Të akuzuarit për aferën “Pronto” mungojnë, seanca shtyhet për 15 nëntor

Të akuzuarit e aferës së përgjimeve “Pronto” kanë dalë sot para gjykate, por jo të gjithë janë të pranishëm.Koha Ditore raporton se vetëm 5 nga të akuzuarit janë në gjykatë. Aty mungon Adem Grabovci, Besim Beqaj e Zenun Pajazitaj. Të pranishëm janë Fatmir Shurdhaj, Ismet Neziri, Xhavit Dakaj.

Kujtojmë se në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.

Besim Beqaj përmes avokatit ditë më parë i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e gjykimit për shkak të agjendës së ngjeshur.Ai sipas gjykatësit Shasivar Hoti, ka kërkuar që gjykimi të mos mbahet gjatë gjithë muajit tetor.Për shkak të agjendës së ngjeshur, si arsyetim e ka dhënë edhe Grabovci.

Ai këtë arsyetim e ka dhënë me shkrim dhe ka thënë se është jashtë vendit.Ndërsa e akuzuara tjetër Arbenita Pajaziti, përmes një shkrese për gjykatë ka thënë që është në studime të doktoraturës jashtë Kosove.Me të përfunduar seanca e sotme, u mor vendimi që seanca radhës të mbahet më 15 nëntor.

Exit mobile version