Ballina Lajmet Kosovë Të burgosurit korrin grurin në Dubravë, mbledhin rreth 32 mijë kilogramë

Të burgosurit korrin grurin në Dubravë, mbledhin rreth 32 mijë kilogramë

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë korrë 10 hektarë grurë, ku sasia e tërësishme e grurit nga korrje – fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e gjithë puna nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

“Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version