Ballina Lajmet Kosovë Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin për 30 ditë paraburgim, ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.

Apeli këtë vendim e ka marrë pasi ankesat e avokatëve kanë qenë të pabazuara, transmeton lajmi.net

“Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina”, thuhet në komunikatë.

Lexo njoftimin e plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “ Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

Exit mobile version