Ballina Lajmet Kosovë Të gjitha rrugët janë plotësisht të hapura dhe të qarkullueshme

Të gjitha rrugët janë plotësisht të hapura dhe të qarkullueshme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët e Kosovës janë të qarkullueshme dhe nuk ka asnjë problem me borën që po bie.
Lekaj ka thënë për lajmi.net se borë ka rënë, por rrugët janë të rqarkullueshme.

Ai ka treguar se është intervenuar në disa rrugë për shkak të akullit nga temperaturat e ulëta.“Unë kam kontaktuar më parë me menaxher. Njoftohem se rrugët janë plotësisht të hapura. Borë ka rënë. Nuk ka vështirësi në rrugë. Është intervenuar për shkak të akullit nga temperaturat e ulëta, nuk ka vështirësi në qarkullim”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.

Ndërsa mëngjesit i sotëm ka zbardhur me borë, që sipas të dhënave të IHMK-së, në viset malore do të ketë reshje të dendura të borës, ndërsa në vendet e rrafështa më pak.

Exit mobile version