Ballina Arritje Teknologji Të gjithë përdoruesit që duan të kenë qasje ekskluzive në “story” të...

Të gjithë përdoruesit që duan të kenë qasje ekskluzive në “story” të caktuara, duhet të jenë parapagues të Instagram

Instagram në fillim të këtij viti pati njoftuar se do testoj opsionin e parapagimit, dhe shpejtë pas kësaj u zbulua se bëhet fjalë për opsionin përmes të cilit përdoruesit do të mund të parapaguajnë disa prej përmbajtjeve në këtë platformë – pra të kenë qasje në “story” ekskluzive.

Sipas të dhënave më të fundit, kompania do të fillojë me testimin e këtij opsioni. Në azhurnimin e fundit të aplikacionit për tregun amerikan, kanë shtuar opsionin e parapagesës brenda aplikacionit për të cilin pretendojnë se quhet “parapagimi për Instagram”.

Këto ndryshime i kanë aplikuar ekipet që qëndrojnë prapa këtij aplikacioni dhe përcjellin ekosistemin e Instagramit, lëvizjet e numrave të përdoruesve dhe të dhënat.

“Parapagimi për Instagram” u zbulua më 1 nëntor, fillimisht me një çmim prej 4.99 dollarë, e më pas më 3 nëntor është shtuar edhe opsioni më i lirë prej 0.99 dollarë.

Në të njëjtën mënyrë “është aplikuar” masa e parapagimit në Twitter si dhe në TikTok.

Exit mobile version