Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët

Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët

Të krishterët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Pashkët, raporton Anadolu.

Me këtë rast liturgjitë e Pashkëve mbahen në kishat në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon dhe në botë, ku tradicionalisht marrin pjesë një numër i madh njerëzish.

Si çdo vit, sipas traditës, në kisha mbahen liturgji të Pashkëve. Pashkët festohen tri ditë. Ritualet me rastin e festës fillojnë të Enjten e Madhe kur, para lindjes së diellit, amviset i ngjyrosin vezët e para të kuqe të Pashkëve.

Të krishterët ortodoksë kryesisht festojnë Pashkët me familjet e tyre, duke përgatitur ushqime tradicionale dhe duke shkuar në kishë.

Exit mobile version