Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të lodhur por të lumtur, çiklistët mbërrijnë nga Londra në Mekë

Të lodhur por të lumtur, çiklistët mbërrijnë nga Londra në Mekë

Dy muslimanë britanikë, Rashid Ali dhe Abdul Hannan kanë hyrë në histori duke u bërë të parët që mbërrijnë nga Londra në Mekke me bicikleta.

Rashid Ali, me të mbërrijtur në Meke tha: “Elhamdulillah, ja dolëm pas dy muajsh. Ka qenë shumë kënaqësi, dhe tani udhëtimit po i vjen fundi.”

Ndërsa Abdul Hannan tha: “Edhe po të mundesha, nuk mund ta falënderoj Allahun mjaftueshëm. Ne jemi këtu sot duke thënë “Labbayk Allhumma Labbayk” … Jam vërtet i emocionuar, sa herë që shikoj Qabenë, zemra ime shkrihet nga gëzimi”.

Më e vecanta e këtij udhëtimi është se ata kanë ngritur fonde, dhe i gjithë udhëtimi u fokusua në bamirësi.

Exit mobile version