Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me datë 18 dhjetor do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.
Ky bllokim do të bëhet për shkak se do të realizohet minimi Nr.5 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugë.
“Do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
