Ballina Lajmet Kosovë Të mitur serbë dërgohen për trajnime në kampet ushtarake ruse

Të mitur serbë dërgohen për trajnime në kampet ushtarake ruse

Fëmijë serbë po dërgohen në kampe ushtarake në Rusi.

Nga fotografitë dhe informacionet e shumta të shprëndara në rrjetet sociale, shihet fëmijët serbë të cilët me dijeninë e prindërve të tyre janë dërguar për trajnime ushtarake nëpër kampe të ushtrisë në Rusi, transmeton lajmi.net.

“Ky është abuzim i fëmijeve nën moshë, sigurisht me dijenin e prindërve të tyre të cilët i kanë dërguat ata atje, imagjinoni çfarë çrregullime mund të ketë ky baba i cili e dërgon djalin e tij 14-vjeçar të vritet”, ka shkruar njëri nga personat i cili ka shprëndarë këto fotografi.

Sipas të njëjtit person, këtyre fëmijëve nga këto trajnime skandaloze ushtarake po u mësohet ngritja e vetëdijes në përputhje me traditën ortodokse dhe rrënjëve historike.

“Fëmijët tanë në kampin ushtarak rus”ENOT-CORP”, ku ata po i vrasin atje dhe po u formojnë thelbin shpirtëror të lëvizjeve ushtarko-patriotike, rivendosjen dhe ngritjen e vetëdijes në përputhje me traditën ortodokse dhe mësimin e rrënjëve historik. I njëjti rast ndodh edhe me militantët e ISIS-it”, ka shkruar ky person.

Vlen të theksohet se kampe të tilla në Rusi ka pasur që një kohë të gjatë, në vitin 2017 organizatorët e këtyre kampeve kishin arsyetuar këtë dukuri me qëllimin e rritjen e vetëdijës së fëmijëve për mbrojtjen e atdheut të tyre, si dhe rëndësisë së patriozmit.

“Fëmijët marrin mësime para-ushtarake, kështu që të vije koha për të shërbyer në ushtri, ata të jenë të gatshëm”, kishte thënë Zeljko Vukeviq, atëherë kryetar i shoqatës serbe të veteranëve të luftës.

Kampe të tilla madje nga Rusët shihen edhe si rikonfirmim i raporteve të mira Serbi-Rusi edhe në aspektin ushtarak.

Exit mobile version