Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 10 të vrarë në protesta kundër vizitës së Modit në...

Të paktën 10 të vrarë në protesta kundër vizitës së Modit në Bangladesh

Protestat në pjesë të ndryshme të vendit u bënë skena të dhunës vdekjeprurëse, duke njollosur kështu festimet e 50 vjetorit të shtetit të Bangladeshit.

Të paktën 10 vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në protestat kundër vizitës nga Kryeministri i Indisë Narendra Modi në Bangladesh si pjesë e festimeve për 50 vjetorin e vendit.

Përplasjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë filluan të premten pas namazit të xhumasë në tre qytete – kryeqytetin Daka; Brahammanbarian, afër kufirit indian; dhe qytetin bregdetar të Chattogram.

Grup islamik i quajtur Hefazat-e-Islam drejtoi protestat rrugore duke denoncuar y. Modi. Të premten, katër njerëz u vranë në Chattogram dhe një u vra në Brahammanbaria. Në Daka, ku qindra protestues u mblodhën jashtë xhamisë Baitul Mokarram, përplasjet filluan pasi një grup protestues filluan të tundnin këpucët e tyre në shenjë përçmimi për Z. Modi, sipas raporteve të lajmeve të televizionit lokal.

Një kanal raportoi se të paktën 40 njerëz ishin plagosur në përleshje, përfshirë disa gazetarë. /Mesazhi.com

Exit mobile version