Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Indi

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar, thanë zyrtarët.

Nga zonat e prekura kanë dalë imazhe dramatike të ndikimit të ujit nga përmbytja në jetën urbane.

Trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dy shtetet, thanë zyrtarët.

Një raport i qeverisë Uttar Pradesh tha se 93 njerëz kanë vdekur që nga e enjtja.

Sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave, numri i të vdekurve në Bihar ka shkuar 29./Ora News

Exit mobile version