Një anëtar i familjes Salem thotë se të paktën 100 nga të afërmit e tij janë vrarë pasi ushtria izraelite gjuajti katër raketa në shtëpinë ku ata ishin strehuar, pranë rrugës al-Jalaa në qytetin e Gazës.
Duke folur me Ismail al-Ghoul të Al Jazeera-s, i mbijetuari, i cili nuk ishte në shtëpi gjatë sulmit, mbajti dy faqe ku kishte shkruar emrat e anëtarëve të familjes së tij.
“Shtëpia u godit me katër raketa, më pas buldozerët izraelitë mblodhën mbeturinat në rrugë dhe i hodhën mbi rrënoja,” tha ai. “Kushëriri im më tha se motra e tij u godit nga një tank. Janë 50 të tjerë të zhdukur – fëmijë që nuk i njihja”. /mesazhi
