Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën 40 të vd’ekur nga përmb’ytjet në Afganistan

Të paktën 40 të vd’ekur nga përmb’ytjet në Afganistan

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 347 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet në Afganistan, tha sot një zyrtar i vendit, transmeton Anadolu.

Të gjitha viktimat janë raportuar në provincën lindore Nangarhar, tha Sharaf Zaman, zëdhënës i Ministrisë së përkohshme të Shëndetit Publik, duke shtuar se shifra mund të rritet.

Rajoni është përballur me stuhi të forta, breshër dhe reshje të dendura shiu ditët e fundit.

Shërbime shëndetësore po u ofrohen personave të prekur dhe administrata e përkohshme po koordinohet me organizatat ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve, tha zyrtari afgan.

Exit mobile version