Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të paktën dhjetë të vrarë nga shpërthimi në xhami

Të paktën dhjetë të vrarë nga shpërthimi në xhami

Të paktën dhjetë persona thuhet të kenë humbur jetën në një sulm të dyshuar me bombë vetëvrasëse në një xhami në qytetin e kufirit verilindor të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Banorët theksuan se i dyshuari hyri në një xhami në qytetin tregtar Gamboru-Ngala, në kufirin Nigeri-Kamerun, gjatë faljes së namazit të sabahut.

“Një bombardues hyri në xhami në qytet dhe shpërtheu eksplozivin e tij. Nëntë persona dhe bombarduesi mbetën të vrarë”, tha Mustapha Grema për AA, një banor i qytetit.

Autoriteti ushtarak i kësaj zone ende nuk e ka konfirmuar incidentin. Nga ana tjetër, deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por banorët thonë se sulmi duket i ngjashëm me bombardimet e mëparshme të organizatës terroriste Boko Haram.

Gamboru-Ngala, qytet që ndodhet rreth 185 kilometra nga Maiduguri, kryeqytet i shtetit verilindor Borno, në tetor të vitit 2014 u pushtua nga Boko Haram, mirëpo u çlirua në prill të vitit 2015 nga trupat nigeriane të mbështetura nga forcat e Çadit.

Exit mobile version