Ushtria izraelite ka lënë të vrarë së paku shtatë palestinezë dhe plagosi të paktën 500 të tjerë në protestat që po zhvillohen përgjatë kufirit të Gazës.
Lajmin e bënë të ditur burimet mjekësore palestineze, të cilët bënë me dije se spitalet po mbuhsen nga numri i madh i të plagosurve me armë zjarri.
Protesta të vazhdueshme po mbahen në kufirin mes Izraelit dhe Gazës, ku këta të fundit po shënojnë kulmin e një demonstrate gjashtë-javore, që përkon me përgatitjen e Shteteve të Bashkuara për të hapur ambasadën e tyre në Jerusalem. /MESAZHI/
