Ballina Artikuj Të paturp e gjakatarë: treguesit e frikshëm nga Jerusalemi

Të paturp e gjakatarë: treguesit e frikshëm nga Jerusalemi

Qendra Palestineze e Informacionit “Moati” ka publikuar informacione shqetësuese në lidhje me përdhosjen e Xhamisë së Shenjtë Al-Aksa në dy vitet e fundit.

“Më shumë se 120,000 kolonë kanë sulmuar Xhaminë Al-Aksa gjatë dy viteve të fundit, nën mbrojtjen e forcave pushtuese, si pjesë e përpjekjeve për të imponuar ndarje kohore dhe hapësinore, mes sulmeve në rritje ndaj besimtarëve dhe rojeve.

Gjatë kësaj periudhe, forcat izraelite vranë 59 banorë të Jerusalemit dhe plagosën 460 të tjerë me lëndime të ndryshme, përveç 2,069 arrestimeve dhe 112 urdhrave që ndalonin hyrjen në qytet ose në Xhaminë Al-Aksa.

Gjithashtu, forcat izraelite kryen 1,478 bastisje në lagje dhe shtëpi dhe 708 raste të prishjes dhe shkatërrimit të pronës palestineze, të cilat rezultuan në zhvendosjen e dhjetëra familjeve.

3,179 raste abuzimi u regjistruan në pikat e kontrollit ushtarak dhe 86 raste të mbylljes së rrugëve dhe zonave, si dhe 97 raste të ndalimit të qytetarëve në ato pika kontrolli.

U regjistruan 232 sulme nga kolonët”. /tesheshi

Exit mobile version