Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të shtëna dhe pengmarrje në Moskë, raportohet për të vrarë

Të shtëna dhe pengmarrje në Moskë, raportohet për të vrarë

Në juglindje të Moskës ka pasur të shtëna armësh ku si rezultat i tyre ka humbur jetën të paktën një person, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë. Sulmuesi ka marrë peng disa persona dhe ka lënduar tre prej tyre.

Forca të shumta të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të arrestojnë sulmuesin, Ilia Averjanova, që është ish-pronar i një fabrike për shkak të cilës ka ardhur deri te shtënat, transmeton Telegrafi.

Siç raporton RT, ish-pronari i fabrikës dhe menaxhmenti aktual kishin pasur një sulm verbal që u shndërrua në sulm fizik, kur në një moment Ilia nxori revolen dhe filloi të gjuaj.

Si rezultat i këtyre të shtënave është vrarë rojtari i fabrikës, ndërsa besohet se konflikti filloi pasi ish-pronari dhe menaxhmenti kishin një mosmarrëveshje rreth pronës.

Kurse si masë preventive, policia ka blinduar zonën përreth fabrikës dhe është duke u munduar të kontaktoj me sulmuesin duke shpresuar se do të arrijnë një marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version