Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA

Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA

Pak ditë pas tragjedisë në shkollën fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe 2 mësuese, një tjetër incident me të shtëna ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ceremoninë e diplomimit në një gjimnaz në New Orelans në SHBA.

Sipas raportimeve të para të medieve lokale, një e moshuar ka rënë e vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në ambientet e gjimnazit.

Sipas njoftimit të policisë, dy të plagosurit, të cilët janë meshkuj, janë dërguar në spital.

Deri më tani nuk është ende e ditur nëse të plagosurit janë maturantë. /abcnews

Exit mobile version