Ballina Lajmet Telefoni i ardhshëm HTC do të ketë Snapdragon 855 dhe rrjet 5G

Telefoni i ardhshëm HTC do të ketë Snapdragon 855 dhe rrjet 5G

Më parë këtë vit, HTC njoftoi se po largonte gati një të katërtën e fuqisë punëtore.
Kombinuar me një rënie prej 68 për qind të shitjeve, gjërat nuk po shkojnë mirë për atë që ishte një nga kompanitë e para për të lansuar një telefon 4G.

Por sipas profilit të LinkedIn të dizenjatorit senior të RF, Kevin Duo, HTC synon të kthejë fatin e vet me një pajisje të re të mundësuar nga Snapdragon 855 i së ardhmes së Qualcomm.

Duo shkruan se HTC aktualisht është duke testuar 855, që do të sjellë shumë përmirësime në performancë dhe efikasitet në krahasim me Snapdragon 845 që gjendet në shumë telefona të tanishëm.

Përveç kësaj, profili sugjeron që Snapdragon 855 në telefonin e HTC do të çiftëzohet me modemin Snapdragon X50 5G të Qualcomm. Prodhuesit kanë mundësi të dyfishojnë atë me X50 të aftë për 5G, gjë që duket se HTC është duke e bërë. Qualcomm thotë se është “në rrugën e duhur për të ndihmuar në lansimin e pikave 5G deri në fund të vitit 2018.”

Telefonat me Snapdragon 855 nuk pritet të arrijnë deri në mes të vitit të ardhshëm, kështu që ne kemi ende një kohë për të pritur përpara se telefoni i mistershëm HTC të zbulohet

Exit mobile version