Ballina Sport Futboll Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas humbjes nga Kroacia

Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas humbjes nga Kroacia

Mysafirët në “Tyc Sports” janë ngritur në këmbë dhe e varrosën futbollin.

Në një anë të botës në Kroaci ka festë, kurse në tjetrën, në Argjentinë ka pikëllim.

I tillë është futbolli, fitorja dhe humbja janë pjesë përbërëse të sportit, por disa i kalojnë kufinjtë. Një xhirim interesant vjen nga “TyC Sports” ku është mbajtur një minutë heshtje, pas humbjes nga Kroacia, përcjell “lajmi.net”.

Ata janë ngritur në këmbë dhe e varrosën futbollin.Kroacia mposhti Argjentinën me rezultat 3:0 duke e dërguar pranë eliminimit nga Kampionati botëror 2018.

Exit mobile version