Ballina Sport Futboll Milani merr kreun e tabelës në Serie A

Milani merr kreun e tabelës në Serie A

Milan e ka mbyllur me fitore vitin 2025.

Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit, para tifozeve vendas në “San Siro” e mposhtën skuadrën e Veronës, me rezultat 3-0.

Christian Pulisic hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën 45+1.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Max Allegrit shënuan edhe dy herë të tjera.

Christopher Nkunku u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 48-të, derisa pas pesë minutave sulmuesi francez shënoi golin e dytë personal.

Me këtë fitore, Milan merr përkohësisht kreun e tabelës në Serie A, me 35 pikë, dy më shumë se Interi.

Në anën tjetër, Verona renditet e 18-ta, me 12 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version