Milan e ka mbyllur me fitore vitin 2025.
Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit, para tifozeve vendas në “San Siro” e mposhtën skuadrën e Veronës, me rezultat 3-0.
Christian Pulisic hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën 45+1.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Max Allegrit shënuan edhe dy herë të tjera.
Christopher Nkunku u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 48-të, derisa pas pesë minutave sulmuesi francez shënoi golin e dytë personal.
Me këtë fitore, Milan merr përkohësisht kreun e tabelës në Serie A, me 35 pikë, dy më shumë se Interi.
Në anën tjetër, Verona renditet e 18-ta, me 12 pikë të grumbulluara.








