Ballina Artikuj “Mos e lexo filanin, sepse të çon drejt devijimit!”

“Mos e lexo filanin, sepse të çon drejt devijimit!”

Hoxhë Halil Avdulli

Në vitet e para të studimeve teologjike, njëri prej atyre fetarëve dogmatikë e ideologjikë, pasi më pa me një libër të filanit në dorë, më tha:
«Mos e lexo filanin, sepse të çon drejt devijimit!»
Në atë moment m’u dridh zemra, sepse isha ende i ri dhe kisha frikë për besimin tim!
Megjithatë, vazhdova të lexoja veprat e filanit dhe të figurave të tjera të shquara të trashëgimisë sonë islame, me gjithë larminë e shkollave dhe traditave të saj, dhe përfitova nga të gjithë. Disa mendime i përvetësova, disa i refuzova dhe disa të tjera i kundërshtova.
Nga kjo përvojë nxora një «parim të rëndësishëm» për jetën time:
* Duhet të lexojmë nga të gjithë, të përfitojmë nga të gjithë, dhe kur është e nevojshme, të kundërshtojmë mendimet e të gjithëve.
Kjo nuk bie aspak në kundërshtim me fenë dhe besimin tonë.
Ndërsa këto grupet fetare që përjashtojnë të tjerët nuk do t’i kuptojnë kurrë shkrimet dhe fjalimet tona, sepse qëndrimet e tyre ndërtohen mbi tri gjëra:
▪️Denigrimin e tjetrit;
▪️Shtrembërimin e figurës së tij;
▪️Pretendimin për monopolin e së vërtetës!
e përpunuar…

Hoxhë Halil Avdulli