Ballina Artikuj Deti i hipokrizisë dhe drita e të sinqertëve

Deti i hipokrizisë dhe drita e të sinqertëve

Te popujt hipokritë, secili shtiret si i pafuqishëm dhe i shtypur, si viktimë e padrejtësisë dhe secili sikur i ankohet Allahut për padrejtësitë që të tjerët i bëjnë.
Të gjithë shtiren sikur kanë moral, edukatë dhe fe, ndërkohë që të gjithë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, vjedhin njëri-tjetrin dhe gënjejnë njëri-tjetrin. Secili pretendon dhe shtiret sikur është i virtytshëm, ndërsa veprimet e tij dëshmojnë të kundërtën.
Ata pak njerëz të sinqertë dhe të ndershëm vuajnë në jetë, të rrethuar nga ky det hipokritësh, gënjeshtarësh dhe hajdutësh.
Por këta pak njerëz, Allahu i shpëton dhe i mbron përmes veprave të tyre të mira dhe lutjeve të njerëzve të mirë që luten për ta.
Allahu i Madhëruar në suren Junus:
«Vini re! Me të vërtetë, për të dashurit e Allahut nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të pikëllohen.»

Dr. Khaled Emara
Hoxhë Halil Avdulli