Ballina Lajmet Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre në disa zona të Shqipërisë

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre në disa zona të Shqipërisë

Foto Ilustrim

Përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka patur 10 vatra zjarri në pyje, në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ka njoftuar se për shuarjen e flakëve në të gjithë operacionet janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, si dhe banorët e zonës.

Shqipëria gjatë ditëve të fundit është e përfshirë nga temperatura të larta, ku si pasojë ka rënë zjarr në zonat pyjore të vendit.

Autoritete vendase nuk kanë raportuar për dëme në njerëz.

Exit mobile version