Ballina Lajmet Kosovë Merz, Macron dhe liderë të tjerë uruan Albin Kurtin për fitoren në...

Merz, Macron dhe liderë të tjerë uruan Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga udhëheqës shtetes, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatit të ri qeverisës, tha Zyra e Kryeministrit.

ZKM ka përmendur disa liderë që e kanë uruar Kurtin.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kurtit thotë se “krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

Exit mobile version