Një protestë kundër emigrantëve në qytetin Alexandra të Afrikës së Jugut është shoqëruar me tensione, ndërsa banorë lokalë, të armatosur me shkopinj, u përpoqën të dëbonin persona që dyshoheshin se qëndronin në vend pa dokumente.
Sipas raportimeve, protestuesit ngacmuan dhe goditën disa emigrantë, ndërsa forcat e policisë ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar apo të lënduar nga incidenti. /mesazhi
