Ballina Lajmet Kosovë Tentim vrasje në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Tentim vrasje në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, me ç’rast viktima mashkull është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, në rastin i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, janë përfshirë 3 persona, ku dy të dyshuar meshkuj për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Viktima tani është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati.

Exit mobile version