Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në pesë vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve (Trusti).
Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.
Drejtori i Trustit, Ardian Zalli se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.
“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisionar dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha Zalli.
Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtare, Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.
Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional kishte paraparë kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit kishte filluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa kishte përfunduar më 6 prill 2021.